Arrestohet një person në Istog, dyshohet për blerje votash

17 dhjetor 15:07

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Istog, pasi i njëjti dyshohet se ka blerë vota dhe ka ndikuar tek disa votues të tjerë.

Lajmin për “Klan Kosova” e ka konfirmuar Xhevat Ibraj, zëdhënës i Policisë për rajonin e Pejës.

Ai ka deklaruar se më vonë do të dalin me të thëna të sakta për këtë rast, pasi tani janë duke i kryer intervistimet. Me këtë rast po merret edhe prokuroria.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vdekja e hershme e 15 vjeçares, Qëndresa Syla në aksidentin…