
Arrestohet një person për shkak të shtënave me armë në një aheng familjar
Në orët e mbrëmjes të datës 9 gusht, policia në Vushtrri është njoftuar për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Hajriz Musa”.
Njësitë policore kanë reaguar dhe kanë identifikuar lokacionin në të cilin ishte duke u mbajtur një aheng familjar. Gjithashtu kanë identifikuar personin i cili kishte shtënë me armë zjarri.
Personi i dyshuar i moshës 29-vjeçare, shtetas i Republikës së Kosovës, është arrestuar dhe është shoqëruar në stacionin policor ndërsa janë konfiskuar në cilësi të provave materiale: një (1) armë e llojit pistoletë me gas, një (1) karikator, nëntëmbëdhjetë (19) fishekë dhe tri (3) gëzhoja.
Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt ndërsa ndaj tij është iniciuar rast penal për veprat: “Armëmbajtje pa leje” dhe “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”.