Arrestohet njëri nga të dyshuarit që kërcënuan pjesëtarët e KFOR-it me vrasje në Prizren

26 shkurt 2024 | 21:45

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar njërin nga të dyshuarit që kërcënuan pjesëtarët italian të KFOR-it me vrasje, ndërsa një tjetër është në kërkim.

Rasti ka ndodhur gjatë ditës së sotme në fshatin Lubiçevë të Prizrenit.

Lidhur me këtë ngjarje për Portalin Dukagjini ka dhënë detaje zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Me datë 26.02.2024 rreth orës 10:10, policia ka marrë informatën se në fshatin Lubiçevë, dy persona të dyshuar i kanë kanosur pjesëtarët e KFOR-it italian, të cilët ishin për vizitë në atë fshat. Patrulla policore ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka kontaktuar me karabinierët të cilët kanë deklaruar se përderisa ishin duke qëndruar në një lokal aty në fshat, të dyshuarit afrohen fillimisht duke i ofenduar e më pas njeri nga të dyshuarit i ka kanosur me vrasje duke u thënë ’se do shkoj në shtëpi të marr Kallashnikovin dhe do ju vras të gjithëve’”, tha ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pjesëtarët e KFOR-it italian janë kërcënuar me vrasje nga dy…