“Do shkoj në shtëpi ta marr kallashnikovin dhe do t’ju vras të gjithëve”, si u kërcënuan pjesëtarët e KFOR-it?

26 shkurt 2024 | 21:42

Pjesëtarët e KFOR-it italian janë kërcënuar me vrasje nga dy persona në fshatin Lubiçevë të Prizrenit.

Dy të dyshuarit lidhur me rastin tashmë janë prangosur nga policia dhe janë në ndalim prej 48 orësh.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, deklaroi për Klankosova.tv se në shtëpinë e njërit prej të dyshuarve , është gjetur pushkë dhe municion.

Si u kërcënua KFOR-i?

Pas raportimit të rastit në vendin e ngjarjes ka dalur policia.

Pjesëtarët e KFOR-it të cilët po qëndronin në një lokal në atë fshat, ishin ofenduar dhe më pas njëri nga të dyshuarit i ka kanosur ata me vrasje duke iu thënë “Do të shkoj në shtëpi ta marr Kallashnikovin dhe do t’ju vras të gjithëve”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Gjakovës nga radhët Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës…