Arrestohet për korrupsion dhe mashtrim në prokurim publik një person në Prizren

15 shtator 2025 | 20:22

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prizren, nën dyshimin për korrupsion dhe mashtrim në prokurim publik.

Në njoftim bëhet e ditur se janë bastisur edhe disa lokacione, ku në një prej tyre është gjetur një armë me municion.

I njëjti është ndaluar për 48 orë.

“Gjatë kontrollit janë sekuestruar pajisje të ndryshme elektronike dhe dëshmi tjera materiale që mund të shërbejnë në procedurën hetimore. Po ashtu, në njërin nga lokacionet është gjetur edhe një armë zjarri me municion, për të cilën është iniciuar rast i veçantë në njësinë policore përkatëse. Personi i dyshuar është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe me vendim të prokurorit kompetent është ndaluar për 48 orë. Policia e Kosovës, në koordinim të plotë me organet e drejtësisë, do të vazhdojë me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme ligjore deri në sqarimin e plotë të rastit”, thuhet në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës, përmes Sektorit për Hetime Financiare, në bashkëpunim…