Arrestohet por arratiset përmes zyrës së intervistimit në policinë e Gjakovë

18 prill 2026 | 09:46

Një person i dyshuar ka arritur të arratiset nga ambientet e një stacioni policor në Gjakovë, derisa po intervistohej nga zyrtarët policorë.

Sipas njoftimit të policisë, rasti ka ndodhur më 17.04.2026 rreth orës 21:20, në rrugën “Skënderbeu”.

I dyshuari, ka shfrytëzuar një moment dhe ka ikur përmes dritares së zyrës së intervistimit, duke u larguar nga objekti i policisë në drejtim të panjohur.

Autoritetet kanë bërë të ditur se lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa hetimet janë duke vazhduar për zbardhjen e rrethanave të arratisjes dhe kapjen e të dyshuarit. Rasti është iniciuar si arratisje e personit të privuar nga liria.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sontë në ora 20:00 zbulohen emrat e parë të shumë…