Arrestohet shoferi i kamionit që shkaktoi aksidentin me fatalitet në Vushtrri

06 janar 2024 | 16:05

Një aksident i rëndë trafiku me fatalitet ndodhi dje në mbrëmje në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, më konkretisht në fshatin Stanovc, ku një person gjeti tragjikisht vdekjen pasi u godit nga një shofer që po drejtonte kamionin.

Si rezultat i hetimeve intensive, hetuesit e Njësisë së Trafikut Rrugor, kanë arritur të identifikojnë dhe arrestojnë të dyshuarin shoferin e automjetit transportues (kamion) i cili dyshohet për përfshirje në aksident trafiku me pasojë fataliteti.

“Si rezultat i hetimeve intensive, hetuesit e Njësisë së Trafikut Rrugor, kanë arritur të identifikojnë dhe arrestojnë të dyshuarin shoferin e automjetit transportues (kamion) i cili dyshohet për përfshirje në aksident trafiku me pasojë fataliteti i ndodhur dje me datën 5 janar 2024, rreth orës 16:43, në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë në fshatin Stanovc, ku ka humbur jetën viktima (këmbësori) mashkull kosovar”, ka njoftuar policia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryediplomati i BE-së, Josep Borrell, po qëndron në Liban –…