Arrestohet ushtari i FSK-së, dyshohet se abuzoi seksualisht me një 15 vjeçare

08 shkurt 2019 | 21:02

Një pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), dyshohet se ka keqpërdorur seksualisht një vajzë të moshës 15 vjeçare.
Prokuroria Themelore në Gjilan ka treguar se i dyshuari M.S është arrestuar dhe i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.
Prokuroria Themelore në Gjilan, njofton se sot, rreth orës 17:30 minuta, ka ndaluar të dyshuarin M.S., pjesëtar i FSK-së, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale, “Keqpërdorim seksual i personave nën moshën 16 vjeçare’’.

“Ekziston dyshimi i bazuar që më 7 shkurt 2019, në fshatin Mogillë, komuna Viti, i dyshuari M.S., pjesëtar i FSK-së, ka keqpërdorur seksualisht të miturën e moshës 15 vjeçare, me ç’rast si pasojë e abuzimit të njëjtës i ka shkaktuar edhe lëndime trupore, e cila për momentin gjendet në Spitalin Regjional në Gjilan, për tretman mjekësor:, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Prokuroria brenda afatit ligjor ndaj të dyshuarit do të paraqet kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit, në Gjykatën kompetente në Gjilan.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Akil Gjakova, Nora Gjakova e Distria Krasniqi synojnë ta “pushtojnë”…