Arrihet armëpushim për luftimet në Rripin e Gazës

14 nëntor 2019 | 13:16

Një armëpushim ka hyrë në fuqi të enjten, pas dy ditësh luftime midis Izraelit dhe militantëve në Rripin e Gazës.

Dhuna ka nisur pasi Izraeli ka vrarë komandantin e grupit miliant Xhihadi Islamik Palestinez.

Ministria e Shëndetësisë në Gaza – territor që kontrollohet nga militantët e Hamasit, ka bërë me dije se 32 njerëz janë vrarë nga sulmet e Izraelit, ndërsa mbi 60 të tjerë janë plagosur.

Një zëdhënës i Xhihadit Islamik Palestinez, ka konfirmuar për “BBC”-në se armëpushimi ka hyrë në fuqi në orën 5:30 të mëngjesit, sipas kohës lokale.

Një zyrtar i lartë egjiptian ka thënë për agjencinë e lajmeve “AFP” se marrëveshja e armëpushimit ka ardhur “si rezultat i përpjekjeve të Egjiptit”.

I dërguari i Kombeve të Bashkuara për paqe në Lindjen e Mesme, Nickolay Mladenov, ka thënë se edhe OKB-ja, edhe Egjipti kanë “punuar shumë për të parandaluar përshkallëzimin në dhe rreth Gazës, që do të çonte në luftë”.

Izraeli, megjithatë, nuk e ka konfirmuar armëpushimin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Së paku 28 shtetas afganë kanë humbur jetën në një…