Arrihet marrëveshja e parë e koalicionit mes LDK-së dhe LVV-së

28 tetor 2021 | 19:10

LDK-ja dhe LVV-ja kanë arritur marrëveshjen e parë të koalicionit për raundin e dytë të zgjedhjeve në Komunën e Junikut.

Lajmin e ka konfirmuar kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu.

Njoftimi i plotë:

Të dashur junikas,

LDK Dega në Junik dhe LVV Qendra në Junik, kanë nënshkruar marëveshje të bashkëpunimit mes tyre. Ditëve në vijim do të publikojmë edhe programin e përbashkët qeverisës 2022-2025, të cilin do e realizojmë deri në fund brenda mandatit tonë të parë qeverisës.

Ky moment është historik për Junikun sepse fitorja jonë me 14 nëntor dhe ndryshimi pas 12 viteve në Junik është i pandalshëm.

Të bashkuar me Vetëvendosjen në Junik, tanimë kemi shumicën e anëtarëve në Kuvendin Komunal të Junikut (9 nga 15 ose 60% e ulëseve në Kuvendin e Junikut). Padyshim që do të kemi edhe përkrahjen e nevojshme nga Qeveria e Kosovës për të realizuar projektet tona zhvillimore për Junikun. Kur kësaj i shtojmë edhe mbështetjen pa rezervë që kemi nga mërgata e Junikut, nuk mbetet asnë dilemë se me 14 nëntor do të konfirmohet fitorja jonë në Komunën e Junikut.

Ju ftoj që në vijim të ndjekni disa pamje nga ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes së koalicionit në mes të LDK dhe LVV në Junik.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryetari i LDK-së, Isa Mustafa theksoi se i erdhi keq…