Arrihet performancë e lartë në mbledhjen e të hyrave nga tatimi në prone

06 shtator 2021 | 15:20

Komuna e Kaçanikut, respektivisht drejtoria për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim, ka shënuar performancë të lartë në mbledhjen e të hyrave komunale- me theks të veçantë nga tatimi në pronë. Drejtori i Ekonomisë, Financave dhe Zhvillimit Bahri Selimi, tha se realizimi i të hyrave totale për periudhën janar-gusht 2021 është në shumë prej 488,997.00 euro apo 75.62% realizimi.

“Analizuar raportin sipas llojeve të të hyrave, del se performancë e lartë është realizuar te të hyrat e Tatimit ne Pronë. Te këto të hyra qysh tani ende pa përfunduar edhe 4 muaj të tjerë të vitit, është tejkaluar shuma e realizuar karshi planifikimeve vjetore. Pra, këto të hyra për periudhën janar-gusht 2021 janë realizuar gjithsej 278,219.00 euro, ndërsa planifikimi vjetor është në shumë prej 270,000.00 euro. Po ashtu, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kemi një rritje në inkasim prej 100,193.00 euro apo për 56.28% shprehur në përqindje, sepse realizimi i vitit të kaluar për këtë periudhë ishte në shumë prej 178,026.00 euro” u shpreh drejtori Selimi.

Drejtori përveç tjerash fillimisht falënderoi qytetarët e komunës së Kaçanikut për përgjigjeje ndaj obligimeve të tyre tatimore, ndërsa njëkohësisht falënderoi edhe stafin e sektorit të tatimit në pronë për punën e tyre të kryer me koncentrim dhe angazhim maksimal. Në fund ai siguroi se këto mjete, do të ju kthehen qytetarëve përmes realizimit të shumë projekteve kapitale, që rregullojnë mirëqenien e tyre.

Për vitin 2021 te hyrat direkte totale të planifikuara janë 646,655.00 euro.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
E veshur shumë elegante me një fustan të shkurtër dhe…