Arrijnë delegatët e LDK-së, nis nënshkrimi për Kuvendin ku do ta zgjedhin kryetarin e ri

14 mars 2021 | 09:32

Delegatët e Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë nisur të vijnë në Kuvendin në të cilin do ta zgjedhin kryetarin e ri të kësaj partie.

Tashmë një numër i delegatëve kanë ardhur nga ora 09:00 deri në orën 09:45 do të jetë nënshkrimi i tyre.

Më pas në orën 10:00 pritet të fillojë Kuvendi dy pika të rendit të ditës. Në pikën e parë të rendit të ditës në një prej takimeve më të rëndësishme për të ardhmen e LDK-së, do të zgjidhen trupat punuese të Kuvendit, derisa në pikën e dytë të rendit të ditës do të jetë zgjedhja e kryetarit të ri të Lidhjes Demokratike të Kosovës që do ta pasojë Isa Mustafën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit…