Arrin edhe kancelari Scholz në samitin e Tiranës
06 dhjetor 2022
| 11:56
Në Tiranë është duke u zhvilluar samiti ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian (BE).
Në këtë samit, i pranishëm është edhe kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz.
Pak para tij ka mbërritur edhe presidenti i Francës, Emanuel Macron. Të dy ata janë mirëpritur nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.



