PDK-ja në rrugë pa krye

06 dhjetor 2022 | 11:56

Shkruan: Astrit Gashi, Suedi

A është PDK-ja liberale dhe çka është liberalizmi? Ideologjia e përqendruar në kultin e individit quhet Liberalizëm!
Një grusht njerëz po gënjejnë vetën se e kanë pushtuar PDK-në, madje e profilizojnë dhe bëjnë liberale, konservatore dhe nganjëherë feministe. Madje lideri i saj tregon se Partia Demokratike e Kosovës (PDK) qenka pranuar në ALDE, edhe pse vitin e kaluar ishte anëtarësuar në simotrën e saj Organizatën e Partive Liberale të Evropës Juglindore LIBSEEN. PDK-ja është e anëtarësuar në rrjetin Konservatorët dhe Reformistët Evropianë – ECR. Të gjitha këto organizata që s’kanë lidhje me PDK-në, në fakt janë organizatat më të dështuara në Evropë që i kanë humbur zgjedhjet në secilin vend dhe aq më tepër ishin kundër intervenimit të NATO-s në Kosovë!
Duke e pasur në dorë statutin e Partisë për Progres Demokratik që u themelua në vitin 1999, si derivat i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), e cila atëbotë në statutin e saj e cilëson veten si parti e qendrës së djathtë. Në fillet e saj ishte kategorizuar si parti e majtë, sepse doli dhe u formua nga majtistë sikurse LDK-ja. Edhe pse ishte formuar si një subjekt me sfond të fortë nacionalist, që bazohej në luftën e viteve 1998-1999, PDK-ja gjatë qeverisjes se saj ka bërë lëvizje drejt një partie që ka përqafuar vlerat e shtetit qytetar, të drejtave të rezervuara për komunitetet dhe ekonominë e tregut të lirë, e cila nuk është bazuar në statusin e saj por në planet e administratës ndërkombëtare qe qeveriste me Kosovën.
Kjo strategji e dobët e PDK-së vërehet tek kalimet e kuadrove nëpër parti të poleve të kundërta, me parti ideologjikisht të kundërta të cilat bëjnë politika që shpesh nuk reflektojnë pozicionin e partisë dhe shkelin statutin e saj të cilin e lexon secili ndryshe.
Edhe pse qeveria aktuale e ka dërguar Kosovën buzë humnerës, lidershipi i dështuar i PDK-së e ka lënë partinë as me shehër e as me Barilevë…
Urgjent anëtarësia e PDK-së duhet të mblidhet dhe ta reformojë partinë në seksione, degë dhe të thërrasë urgjent kuvendin e partisë, sepse këta njerëz as familjet e veta si përfaqësojnë.
Vendi, pa opozitë. Vota është më fortë se pushka. Secili duhet të kuptoj se edhe pa kandidat, pa kryetar fare, në shtatë zonat operative të famëmadhes UÇK fiton fryma e luftës së lavdishme.
Sot vendi është pa opozitë. Sot sheshet janë të qeta! Sot Gjykata Speciale ofendon secilin shqiptar e opozita dhe veteranët heshtin.
Zgjohuni o të mjerë!
Albini është kryeministër dhe nuk mund ta bëjë opozitën…

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka publikuar foto me kryeministrin…