Arsenali befasohet nga Bate Borisov, Lazio pëson humbje nga Sevilla

14 shkurt 2019 | 20:58

Janë luajtur sot sfidat e para të fazës me eliminim direkt në Ligën e Evropës, me skuadrat “big” që kanë zhgënjyer.

Arsenali udhëtoi drejt Bjellorusisë me synim fitoren përballë BATE Borisov, por kanë qenë vendasit ata që triumfuan. Një gol nga mesfushori Dragun në minutën e fundit të pjesës së parë i dha fitoren 1-0 skuadrës bjelloruse dhe Arsenali duhet të zgjidhë gjithçka në ndeshjen e kthimit.

Edhe Lazio ka pësuar disfatë, por ndryshe nga londinezët, në shtëpi. Djemtë e drejtuar nga Inzagi u mposhtën nga spanjollët e Seviljas, që triumfuan falë një goli të Ben Jeder në minutën e 22’. Ndeshja e kthimit do të jetë shumë më e vështirë për lacialët, që duhet të provojnë gjithçka në Spanjë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkëkryesuesi i delegacionit të Kosovës për bisedime me Serbinë, Fatmir…