Arsenali është favorit për të fituar Ligën e Kampionëve

17 prill 2025 | 13:34

Edhe pse festat pas kualifikimeve nuk janë shuar ende, skuadrat gjysmëfinaliste të Ligës së Kampionëve tashmë synojnë të sigurojnë një vend për në finalen e 31 majit në Munchen. Për herë të parë që nga viti 2009, Arsenali është mes katër skuadrave më të mira të Evropës, pasi eliminoi Real Madridin në çerekfinale.

Në rrugën drejt finales, skuadra e Artetës do të përballet me Paris Saint-Germain, në një duel që do të hapë zyrtarisht gjysmëfinalet më 29 prill. Një ditë më pas, më 30 prill, është radha e Interit, që pas suksesit ndaj Bayern Munich, do të përballet në transfertë me Barcelonën.

Ndeshjet e kthimit, që do të përcaktojnë finalistët e këtij edicioni, do të luhen më 6 dhe 7 maj. Interi do të presë katalanasit në “San Siro”, ndërsa Arsenali do të udhëtojë në “Parc des Princes” për përballjen vendimtare me PSG-në. Pas eliminimit të disa prej pretendentëve kryesorë si Real Madrid dhe Bayern Munich, ka ndryshuar edhe renditja e favoritëve për trofeun.

Arsenali ka kaluar në krye të listës me 28.7% shanse për të fituar Ligën e Kampionëve, i ndjekur nga Interi me 25.5%. Paris Saint-Germain ruan vendin e tretë, ndërsa Barcelona ka zbritur në vendin e katërt sipas kuotave aktuale. Gjithçka është gati për një finale të madhe në Munchen, mbetet të shihet se cilat dy skuadra do të fitojnë biletën për më 31 maj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryesuesi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, Avni Dehari,…