Ndërpritet sërish seanca konstituive e Kuvendit, vazhdon pas 48 orëve

17 prill 2025 | 13:29

Kryesuesi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, Avni Dehari, ka ndërprerë punimet e kësaj seance për shkak se siç ka thënë nuk kishte konsensus për vazhdimin e saj.

Ai ka bërë me dije se kjo seancë do të vazhdojë pas 48 orëve.

“I falënderoj përfaqësuesit e partive politike që erdhën në konsultim. Takimi shpërfaqi qëndrimet aktuale të tyre. Pati përfaqësues që e braktisën konsultimin. Fatkeqësisht nuk pati konsensus. Seanca do të vazhdojë brenda 48 orëve, në orën 12:00, më 19 prill 2025. Me shpresë që deri atëherë do të ketë pajtueshmëri. Ju faleminderit  të gjithëve dhe mirupafshim së shpejti”, ka thënë Dehari.

 

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Venera Qollaku shpall të pavlefshme 4 dëftesat dhe diplomën e…