Arsenali fiton ndaj Aston Villas, blindon vendin e katërt

19 mars 2022 | 16:36

Arsenali rikthehet te fitoret në Premier League pas humbjes në mesjavë ndaj Liverpoolit. Skuadra e Artetës mori një sukses minimal 1-0 në transfertën e vështirë ndaj Aston Villas.

Skuadra londineze do të zhbllokonte rezultatin në minutën e 30-të me një goditje të Saka në hyrje të zonës. Më pas do të ishte një lojë e barabartë, me vendasit që ishin më këmbëngulës, por që gjithsesi nuk do të arrinin që të gjenin golin.

Me këtë triumf, Arsenali blindon vendin e katërt me 54 pikë, 4 më shumë se United, por dhe me një tjetër ndeshje për të rikuperuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kanë përfunduar tri ndeshjet e sotme në kuadër të Superligës…