Arsenali mposhti në derbi Tottenhamin

28 prill 2024 | 17:24

Arsenali ka arritur të fitojë në transfertë ndaj Tottenham me shifrat 2-3. Që në pjesën e parë, Arsenal ishte tepër konkret duke i mbyllur 45 minutat e para me rezultatin 0-3. I pari që shënoi ishte Hojbjerg me një autogol në minutën e 15′, duke i dhënë epërsinë Arsenal.

Më pas ishte Saka në minutën e 27-të dhe Havertz në të 38-tën për të plotësuar shifrat 0-3 në pjesën e parë.

Gjatë intervalit të dytë kohor, Tottenham shtrëngoi dhëmbët dhe filloi të vendoste Arsenalin në vështirësi. Romero shënoi golin e parë për Tottenham në minutën e 64-tët, ndërsa Son shënoi golin e rezultatit 2-3 në minutën e 87-të, por vetëm kaq kishin mundësi Spurs, duke mos arritur dot të dilnin me një pikë nga stadiumi i tyre.

Me këtë rezultat, Arsenal renditet në vendin e parë me 80 pikë, ndërsa Tottenham në vendin e pestë me 60 pikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas fitores së thellë përballë opozitës shqiptare në rundin e…