Arsenali planifikon organizimin e një garde nderi për Liverpoolin në ‘Anfield’

07 maj 2025 | 12:14

Përkundër humbjes së garës së titullit në Ligën Premiere, Arsenali pritet ta nderojë kampionin e ri të Ligës Premiere në ndeshjen mes tyre këtë javë.

Sipas “Daily Mail”, Arsenali është i vendosur ta ruajë traditën e futbollit duke i dhënë Liverpoolit një “gardë nderi” përpara përballjes së tyre të ardhshme në “Anfield” këtë të diel. Pavarësisht debatit të kohëve të fundit mbi rëndësinë e gjestit – veçanërisht pas disa reagimeve negative pas versionit të Chelseat – skuadra e Mikel Artetas do të vazhdojë me nderimet si shenjë respekti për kampionët e rinj të Ligës Premier.

Klubi londinez thuhet se e sheh gjestin jo si një detyrim, por si një simbol të sportivitetit dhe profesionalizmit.

Kjo do të vijë pavarësisht se Arsenali humbi titullin e Ligës Premiere për herë të tretë radhazi, dy herët e fundit ndaj Manchester Cityt dhe tani ndaj skuadrës së Arne Slot.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, është deklaruar…