
Arsenali transferon Kepan nga Chelsea
25 qershor 2025
| 13:23
Arsenali e ka transferuar portierin e Chelseat, Kepa Arrizabalaga. “Topçinjtë” e aktivizuan klauzolën e lirimit nga kontrata, e vlefshme gati 6 milionë euro, ndërsa krejt detajet e transferit janë dakorduar me kampin e lojtarit.
David Raya dhe Kepa do të jenë portierët kryesorë të Arsenalit në sezonin e ardhshëm, një mundësi më shumë për trajnerin Mikel Arteta.
Kepa kishte dështuar ta tregonte veten në “Stamford Bridge” pasi kishte bërë gabime trashanike gjatë eksperiencës me “Blues”, të cilët e kishin blerë atë nga Athletic Bilbao për një shumë të majme në vitin 2018. Ai ishte huazuar në Real Madrid dhe në Bournouth, ndërsa tash bëhet tërësisht i Arsenalit.