Arsenali zyrtarizon transferimin e Zubimendit

06 korrik 2025 | 15:45

Arsenal e ka zyrtarizuar transferimin e mesfushorit spanjoll, Martin Zubimendi.

Transferimi i tij nga Real Sociedad i ka kushtuar “Topçinjve” rreth 60 milionë funte.

Kjo blerje është e dyta për skuadrën e Mikel Artetas, pas portierit Kepa Arrizabalaga nga Chelsea për 5 milionë funte.

26 vjeçari e kishte refuzuar një ofertë nga Liverpooli verën e kaluar.

Ai është rritur në akademinë e Real Sociedadit dhe ka bërë 236 paraqitje për ekipin e parë, duke shënuar 10 gola.

Spanjolli tashmë raportohet se ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me Arsenalin.

Sezonin e kaluar ishte pjesë e ekipit që u eliminua nga Manchester United në Europa League me rezultat 4-1 në Old Trafford. Sociedad e mbylli sezonin në vendin e 11-të në La Liga.

Martin Zubimendi, ishte gjithashtu pjesë e kombëtares spanjolle që fitoi Euro 2024, duke hyrë në lojë në pjesën e dytë të finales kundër Anglisë, në vend të Rodrit.

Goli i Mikel Oyarzabal i solli trofeun Spanjës.

Me 19 paraqitje me Spanjën, Zubimendi është bërë titullar i rregullt për shkak të mungesës së Rodrit që vuajti një dëmtim serioz në gju sezonin e kaluar.

Ai shënoi edhe në finalen e Ligës së Kombeve ndaj Portugalisë, që Spanja e humbi me penallti.

Arsenali gjithashtu ka arritur marrëveshje me Brentfordin për transferimin e mesfushorit Christian Norgaard, për një shumë fillestare prej 10 milionë funte.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë deportuar tetë persona në…