
Arsim Bajrami: Deklarata e Kurtit ndaj krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë është e pandershme
Akademik Arsim Bajrami ka komentuar deklaratën e mbrëmshme të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti kundrejt ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi e Kadri Veseli.
Kurti gjatë një interviste në Tëvë1 tha se zyrtarët e PDK-së po i vizitojnë shpesh Thaçin e Veselin në Hagë, për të marrë instruksione politike.
Bajrami ka thënë për gazetën “Epoka e re” se deklarata e Kurtit ndaj krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë është e pandershme dhe në mënyrë indirekte paraqet tendencë për inkriminimin e tyre në ketë proces të padrejtë.
Ai ka theksuar se Kurti në vend që në cilësinë e kryeministrit të bëjë vizitë zyrtare kësaj gjykate monoetnike, dhe t’i kërkojë asaj respektimin e Kushtetutës së RKS dhe Konventave evropiane për të drejtat e njeriut, sipas tij, Kurti me deklaratat e tij të pamatura po i dërgon prova kësaj gjykata për vazhdimin e paraburgimit për gjoja ndikimin e tyre politike.
“Deklarata e Kurtit ndaj krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë është e pandershme dhe në mënyrë indirekte paraqet tendencë për inkriminimin e tyre në ketë proces të padrejtë. Kurti në vend që në cilësinë e KM të bëjë vizitë zyrtare kësaj gjykate monoetnike, dhe t’i kërkojë asaj respektimin e Kushtetutës së RKS dhe Konventave evropiane për të drejtat e njeriut, me deklaratat e tij të pamatura po i dërgon prova kësaj gjykata për vazhdimin e paraburgimit për gjoja ndikimin e tyre politike. Në traditën e vjetër zakonore shqiptare është një proverbë e vjetër ‘kur dikush është në zgafellë nëse s’mund t’i ndihmosh të dalë prej saj, mos e shty më shumë’”, ka deklaruar Arsim Bajrami