SHSKUK-ja dënon 70 operatorë me 76 mijë e 406 euro e 3 centë
03 korrik 2025
| 15:01
Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka publikuar listën e operatorëve që u dënuan përgjatë 6 muajve të parë të këtij viti.
Sipas njoftimit, dënimet u shqiptuan për mos liferim në afatin e paraparë në kontratë.
Gjithsej dënime kanë marrë 70 operatorë, teksa vlera totale e dënimeve është 76 mijë e 406 euro e 3 centë.
Vlerat e dënimeve variojnë nga 5 euro e deri në mbi 8 mijë euro.




