
Arsim Jashari, shembull i politikanit të përkushtuar në shërbim të qytetarëve të Lipjanit
Në një kohë kur qytetarët gjithnjë e më shumë kërkojnë përfaqësues që dëgjojnë, kuptojnë dhe veprojnë me integritet, Arsim Jashari shfaqet si një shembull i rrallë i politikës së ndershme dhe të përkushtuar në komunën e Lipjanit. I njohur për afërsinë me qytetarët dhe gatishmërinë për t’i dëgjuar ata në çdo kohë, ai ka sjellë një frymë të re në mënyrën e të bërit politikë.
Jashari nuk është një politikan i zakonshëm. Ai është i pranishëm aty ku ka nevojë – në çdo cep të komunës – duke dëshmuar me veprim dhe jo vetëm me fjalë. Aktiviteti i tij në Kuvendin Komunal e bën atë një nga zërat më të fuqishëm e më të angazhuar, me një diferencë të dukshme nga të tjerët. Ai përfaqëson modelin e politikanit parimor, të drejtpërdrejtë dhe me një të kaluar të pastër – vlera këto që i mungonin skenës politike lokale.
Ajo që e veçon edhe më shumë është stili i tij konstruktiv i komunikimit dhe mungesa totale e banalitetit. Ai nuk ndërton mbi përçarje, por mbi bashkëpunim dhe vizion. Jashari ka ndryshuar kursin tradicional të politikës duke sjellë transparencë, llogaridhënie dhe vlera qytetare në epiqendër të veprimit të tij.
Qytetarët e Lipjanit tashmë kanë një zgjedhje të sigurt – një përfaqësues që jo vetëm që mund t’i dëgjojë, por edhe t’i udhëheqë me përgjegjësi. Arsim Jashari është një djalë të cilit mund t’i besohet verbërisht. Ai nuk premton për të fituar vota, por vepron për të ndërtuar besim dhe për të sjellë ndryshim të vërtetë.