
Arsimat e Superligës së Kosovës s’kanë të ndalur, dy ndeshje dy fitore
25 gusht 2025
| 09:08
Arsim Thaçi me Prishtinën nuk ka të ndalur sikurse edhe Arsim Abazi me Ferizajn. Prishtina e mposhti në Klinë me 3:2 Dukagjinin, pastaj sonte me 3:0 Llapin.
Ferizaj e mundi kampionin Dritën me rezultat 1:0 dhe sot në Lipjan me 1:0 Prishtinën e Re. Dy javët e para dominojnë Arsimat! Emnakët që flasin pak e synojnë suksese të madha.
Kryetrajnerët që po dëshmojnë klasin e tyre me ekipet përkatëse. Prishtina dhe Ferizajn kryesojnë renditjen me 6 pikë, natyrisht prishtinasit janë të parët shkau i goldallimit më të mirë. Ferizaj për 180 minuta nuk ka pësuar gol, ka mbrojtjen më të mirë në dy javët e para.