Arsimi i lartë publik pa pagesë, rektori i UP-së: Herët të flitet për ndikimin e këtij vendimi

05 janar 2022 | 15:40

Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Naser Sahiti, ka deklaruar se është herët të flitet për ndikimin që do të ketë vendimi i Qeverisë së Kosovës për arsim të lartë publik pa pagesë.

“Është herët të flasim për ndonjë ndikim, qoftë pozitiv, qoftë negativ, për arsye se ai vendim ka filluar tek të zbatohet. Definitivisht që për një pjesë të studentëve ajo është një përparësi për arsye se do të lirohen nga disa tarifa, por nuk presim të jetë ndonjë ndikim domethënës për arsye se ato tarifa po ashtu kanë qenë simbolike, sidomos për nivelin bachelor. Për UP-në më rëndësi është ato të ardhura që ne i kemi gjeneruar nëpërmjet pagesës së semestrave të na kompensohen nga qeveria, diçka e tillë veç ka ndodhur dhe në këtë aspekt UP-ja nuk është i cenuar nga të ardhurat e tilla”, ka thënë ai.

Rikthimin në mbajtjen e ligjëratave me prezencë fizike, Sahiti e ka quajtur lajm të mirë dhe që ka pasur ndikim pozitiv si tek studentët ashtu edhe tek personeli akademik.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll e nis vitin sot (e…