Arsyeja do iu habisë! Zbulohet pse Pique zgjodhi Clara Chia-n para Shakirës

05 tetor 2022 | 11:54

Që pasi u bë publike lajmi se Shakira dhe Gerard Pique i kanë dhënë fund lidhjes së tyre disavjeçare, u përhapën thashethemet se futbollisti i famshëm kishte nisur një romancë të re.

E mesa duket ashtu është, pasi Pique nuk e fsheh më të dashurën e re Clara Chia Marti, me të cilën shfaqet edhe në publik me të.

Futbollisti është fotografuar së fundmi së bashku me partneren e re teksa shijojnë një udhëtim në Paris. Pas kësaj eksperience së bashku, Pique ka komentuar lidhjen e tij aktuale duke e krahasuar me marrëdhënien që kishte me këngëtaren me famë botërore.

Siç zbulon ‘Caras’, një burim pranë mbrojtësit të Barcelonës ka thënë se vetë lojtari u kishte thënë: “Ndihem më i ri”, duke u mburrur me diferencën në moshë mes të dashurës së re dhe ish-it.

Gjatë të njëjtit udhëtim, Pique dhe Clara Chia Marti u fotografuan duke u puthur në një restorant në kryeqytetin francez. Rastësisht, thuhet se ai restorant është pika e preferuar e Shakirës për të ngrënë në Paris.

Nga ana tjetër kujtojmë se lufta mes Piques dhe Shakirës për kujdestarinë e fëmijëve të tyre duket se nuk ka fund. Që kur ata njoftuan ndarjen e tyre, janë përfolur shumë se çfarë do të ndodhë me fëmijët.

Nga njëra anë, Gerard Pique është i bindur se Milan dhe Sasha duhet të qëndrojnë në Barcelonë me të për të mos u ndarë nga rrethi në të cilin kanë lindur.

Refuzimi për të arritur një marrëveshje nga ana e futbollistit ka shkaktuar polemika, ndërsa Shakira synon të marrë fëmijët me vete në Miami, ku ka një shtëpi dhe ku dëshiron të vazhdojë karrierën e saj muzikore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tifozët e Chelseat shpresojnë t’i gëzohen fitores në ndeshjen e…