Arsyetimi i jurisë së MKRS-së që i dha çmimin për poezi librit të Xhevdet Bajrajt

04 mars 2022 | 14:37

Vëllimi poetik “Burri që lozte me engjëj” i Xhevdet Bajrajt është në të vërtetë një poemë, që ka si personazh një burrë shurdhmemec, i cili e humb të folurit aksidentalisht që në fëmijëri. Është një rrëfim i ndjerë poetik, konkret e autobiografik, që flet për dashurinë, miqësinë, njerëzinë, bujarinë, jetën, vdekjen, gëzimin dhe dhembjen, me një gjuhë gati prozaike, gjë që tregon se mund të shkruhet poezi e mirë, ndryshe nga ç’mendohet shumë herë ndër ne, edhe pa ndërlikim të madh gjuhe e shprehjeje. Duke evokuar jetën e një njeriu fatkeq, por shpirtbardhë, me të cilin ka lidhje familjare, poeti evokon edhe një pjesë të historisë më të re të Kosovës, sidomos në një pjesë të saj, që është vendlindja e poetit dhe personazhit të tij: Rahoveci dhe Anadrinia në përgjithësi, të njohura për verën e rakinë e mirë, por edhe për njerëz bujarë e bekrinj. Poezia e mirë, thoshte historiani i njohur i letërsisë frënge, Alber Tibode (Albert Thibaudet), është si vera, e cila fillimisht shihet, pastaj degustohet, pastaj pihet dhe, në fund, edhe flitet për të.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Jashtme në Ukrainë ka konfirmuar se ka të…