Art Club “Rifat Kukaj” nesër organizon edicionin e tetë “Vjeshta dhe vargjet”

12 nëntor 2021 | 09:06

Nesër (e shtunë), me fillim nga ora 12.00, në amfiteatrin e madh të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, kryetari i Asociacionit të Letrarëve dhe Artistëve Art Club “Rifat Kukaj”, Izet Abdyli, organizon edicionin e tetë të manifestimit letrar “Vjeshta dhe vargjet” dhe promovon numrin e shtatë të botimit të manifestimit paraprak “Vjeshta dhe vargjet”, i cili pjesëmarrësve do t’u jepet falas.

Javë më parë ky klub letrar dhe kulturor ka shpallur konkurs letrar për poezi, i cili ka qenë i hapur deri me datë 10.11.2021. Në këtë konkurs, sipas organizatorit Izet Abdyli, në e-mail adresën e klubit letrar kanë arritur tridhjetë poezi me shifra. Gjithashtu, Abdyli ka bërë me dije se poezitë konkurruese u janë dërguar anëtarëve të jurisë, e cila do ta bëjë përzgjedhjen e tri më të mirave dhe do ta japë çmimin e parë, të dytë dhe të tretë. Gjithashtu, do të jepet edhe një çmim motivues për krijuesin e ri, prej atyre pjesëmarrësve që do të lexojnë poezi në ditën e nesërme në këtë manifestim.

Ndër ngjarjet e tjera që do të organizohen nesër nga klubi “Rifat Kukaj” është edhe një tryezë shkencore dhe një ekspozitë virtuale. /Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Polici hetues i ditës së arrestimit të të akuzuarit Kamber…