
Arteta zbulon të ardhmen e Xhakës
26 dhjetor 2019
| 13:29
Trajneri i ri i Arsenalit, Mikel Arteta ka deklaruar admirimin e tij për mesfushorin shqiptar, Granit Xhaka, duke zbuluar se ai ishte i interesuar ta sillte në Manchester City kur nisi punën si asistent i Pep Guardiolas.
Në këtë mënyrë trajneri spanjoll i ka dhënë shpresë mesfushorit shqiptar se ai mund të ketë një të ardhme në klubin e Arsenalit.
“Si lojtar, kur unë shkova nga Arsenali në City për të filluar stërvitjen dhe ne po shikonim në atë pozicion, ai ishte një nga lojtarët në listën time. Kjo është se më pëlqeu shumë”, ka thënë Arteta për “The Telegraph”.