
Dzeko, lojtar i ri i Fiorentinës
20 qershor 2025
| 16:23
Sulmuesi Edin Dzeko është lojtari më i ri i Fiorentinës. Klubi italian ka njoftuar rikthimin e sulmuesit në Serinë A.
Boshnjaku e njeh mirë kampionatin italian, pasi ka luajtur aty me Romën për pesë sezone dhe më pas me Interin për dy sezone.
Në dy vitet e fundit, 39-vjeçari ishte pjesë e Fenerbahçe në Turqi, ndërsa tashmë do të jetë pjesë e Fiorentinës, me të cilët ka firmosur për një vit, me mundësi rinovimi edhe për një tjetër sezon.
Te klubi nga Firence, Dzeko do të arkëtojë 1.8 milionë euro në sezon, ndërsa do të drejtohet nga trajneri Stefano Pioli, i cili pritet të zyrtarizohet në ditët e ardhshme.