Artmotion edhe me një pikë të shitjes në Prishtinë

21 korrik 2019 | 13:56

 

Me qëllim të ofrimit të shërbimeve dhe informatave sa më afër klientëve, Artmotion ka hapur pikën e re të shitjes në qytetin e Prishtinës e cila ndodhet në Sheshin “Zahir Pajaziti” tek Hotel Grand.

Interesimi i madh i qytetarëve për platformën me përmbajtje atraktive dhe internet më stabil në treg ka bërë që Artmotion të rrisë numrin e pikave të shitjes si dhe njëkohësisht të fillojë funksionimin edhe në qytete tjera të Kosovës, përkatësisht në Vushtrri dhe Gjilan. Kurse nga sot, Artmotion ka hapur edhe pikën e dytë të shitjes në Prishtinë e cila do të ju mundësojë qytetarëve qasje edhe më të lehtë në informata si dhe realizimin e abonimeve dhe kontratave në Artmotion.

Artmotion vazhdon me ofertat më atraktive në treg, mes tjerash edhe pako Dream e cila përmban internet me shpejtësi deri 20 Mbps, më shumë se 150 kanale televizive, me filmat më të rinj, serialet më shikuara turke dhe të huaja, dokumentaret më interesante, kanale të shumta për fëmijë të dubluara në gjuhën shqipe, kanalet sportive si dhe shumë e shumë kanale të tjera për vetëm 9.90 Euro në muaj apo 100 Euro për një vit, ka bërë që Artmotion pa dyshim të jetë operatori më i preferuar në vend.

Për më shumë informata, vizitoni faqen zyrtare.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përdorimi i sipërfaqeve reflektuese është një teknikë e përdorur gjerësisht…