Arton Konushevci, vëllai i heroit Ilir Konushevci, bëhet deputet nga radhët e VV-së

18 qershor 2026 | 00:47

Gazetari Arton Konushevci, vëllai i Heroit të Kombit, Ilir Konushevci, ka garuar për herë të parë për deputet në zgjedhjet parlamentare.

Konushevci ishte pjesë e listës zgjedhore të Lëvizjes Vetëvendosje. Nga 110 kandidatët e këtij subjekti politik, ai ka arritur të fitojë besimin e 32 384 mijë qytetarëve, duke u renditur i 19-ti në listën e kandidatëve më të votuar të LVV-së.

Në zgjedhjet e 7 qershorit, Lëvizja Vetëvendosje doli partia fituese me 53 deputetë. Pas saj u rendit Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 22 deputetë, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 18 deputetë, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) siguroi 7 deputetë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kujtim Shala,…