As Britania e Madhe nuk ka plane për dërgim të trupave në Ukrainë
27 shkurt 2024
| 14:04
Britania e Madhe nuk ka plane për dërgim të trupave në Ukrainë, ka thënë të martën një zëdhënës i kryeministrit britanik, Rishi Sunak.
Kjo deklaratë e tij ka ardhur si përgjigje ndaj komenteve të presidentit francez, Emmanuel Macron, për vendet evropiane që dërgojnë trupa në Ukrainë.
“Përtej numrit të vogël të personelit që kemi në vend që mbështesin forcat e armatosura të Ukrainës, ne nuk kemi asnjë plan për vendosje në shkallë të gjerë”, u ka thënë zëdhënësi gazetarëve, duke shtuar se një numër i madh i trupave ukrainase po trajnoheshin në Britani, dhe se Londra po mbështeste Kievin me pajisje dhe furnizime, shkruan “The Guardian”.