Asamblistët e fëmijëve nga Prizreni vizituan Komunën e Mitrovicës

30 nëntor 2017 | 15:46

Në sallën e Kuvendit të Komunës së Mitrovicës është realizuar mbledhja e radhës në mes të asamblistëve të fëmijëve nga qyteti i Prizrenit dhe qytetit të Mitrovicës.

Asambleja Komunale e Fëmijëve është organ legjitim i përfaqësimit të fëmijëve në vendimmarrje në nivel lokal dhe ambient ku vazhdimisht promovohen liritë dhe të drejtat e fëmijëve. Qëllimi i këtij takimi kishte të bëjë kryesisht me shkëmbimin e përvojave të tyre me ç’rast u njoftuan nga afër me sfidat të cilat po përballen të dy asambletë dhe njëkohësisht u diskutua për realizimin projekteve të përbashkëta për vitin e ardhshëm. Fillimisht hapjen e diskutimit e bëri koordinatori i Njësisë për të Drejta të Njeriut nga Komuna e Mitrovicës, Fitim Rama, i cili ka përgëzuar asamblistët e rinj nga të dy qytetet për këtë iniciativë, e cila sipas tij, do të shërbejë si urë lidhëse në shkëmbim të përvojave. Ndërsa në fjalën e tij, kryetari i Asamblesë së Fëmijëve në Komunën e Mitrovicës, Irfan Peci, pasi ka falënderuar mysafirët nga Prizreni për shkëmbimin e ideve dhe mundësive bashkëpunuese për të ardhmen, u zotua se do të punojnë në promovimin e lirive dhe të drejtave të fëmijëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT) në bashkëpunim me…