Haradinaj: Testi PISA na ka turpëruar!

30 nëntor 2017 | 15:45

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT) në bashkëpunim me Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH, kanë organizuar konferencën ndërkombëtare për PISA 2018 “Të veprojmë së bashku për arsim më të mirë”.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka theksuar se në testin PISA, Kosova ka një nivel të dobët dhe për çdo kritikë. Ai ka thënë se nuk kanë kohë që të humbin në lidhje me këtë. “Kemi testin PISA që është shumë keq dhe që na turpëron neve si Kosovë”, ka thënë Haradinaj. Ai përmendi disa nga shkaqet e mungesës së cilësisë së arsimit. “Mësimdhënësit, seleksionimi i tyre është një proces jo aq përmbajtjesor. Nuk janë marrë ata që kanë pasur mesatare më të lartë. Kanë arrit me u bë mësimdhënës ata që nuk kanë qenë më të mirët”, ka deklaruar Haradinaj.
Ndërsa ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), Shyqiri Bytyqi, ka theksuar se janë të vetëdijshëm se nuk është niveli i duhur i cilësisë së arsimit në Kosovë. Në anën tjetër ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt, ka deklaruar se PISA ka një potencial të madh për të identifikuar sfidat në sistemin arsimor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme, Behgjet…