Asamblisti me i votuar i LV-së kundër vendimit të Haskukës për leje ndërtimi

27 tetor 2021 | 20:26

Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje (LV) në Komunën e Prizrenit, Ilir Gashi, ka dalë kundër kryetarit aktual të Prizrenit, Mytaher Haskuka, duke e kundërshtuar atë publikisht për disa leje ndërtimi në Prizren.

Ai ka shkruar se si në një lagje të Prizrenit nuk mund të ndërtohen banesa shumëkatëshe me arsyetimin se lagjja “Bajrakli” gjithmonë ka pasur karakterin e zonës së banimit të ulët.

Në këtë vend, sipas tij do të ndërtohen objekt shtatë katesh.

Postimi i plotë i asamblistit Gashi:

Kam qenë dhe do të vazhdoj të jem kundër ndërtimit të objekteve shumëkatëshe në afërsi të lagjes Bajrakli. Kjo lagje çdo herë ka pasur karakterin e zonës së banimit të ulët. Nuk mund të pranohet ngritja e objekteve 7 katëshe (P+5+nënkulm) në mes të lagjes me shumë shtëpi përreth dhe në afërsi prej 50m nga qendra historike e qytetit.
Degradimi i Prizrenit duhet të ndalet!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka…