Asamblistja Saraçi rikthehet në VV, Sahatçiu: Bernës i dëshirojmë rrugëtim të qetë dhe të mbarë

13 korrik 2023 | 23:23

Nënkryetarja e Prishtinës nga radhët e PDK-së, Donjeta Sataçiu ka reaguar pas raportimeve se asamblistja Berna Saraçi pas kalimit në PDK ka vendosur të kthehet aty ku ka qenë në LVV.

Sahatçiu përmes një postimi në Facebook ka thënë se Berna ka vendosur sonte që të kthehet përsëri tek VV-ja për të mbyllur mandatin e saj.

Ajo tutje ka thënë se së bashku me grupin e PDK-së në Prishtinë, i dëshirojnë Saraçit rrugëtim të qetë dhe të mbarë.

Postimi i plotë:

Më 21 qershor ndava njoftimin se Berna Saraçi na u bashkua për Prishtinën. Më 27 qershor, në mbledhjen e pestë të Kuvendit Komunal, zyrtarizuam kalimin e saj si asambleiste në grupin e PDK me arsyetimin e elaboruar në fjalimin e saj.

Sonte Berna ka vendosur të kthehet si asambleiste e LVV-së për të përmbyllur mandatin e saj në grupin ku ishte deri me 21 qershor. Bashkë me grupin e PDK në Prishtinë, Bernës i dëshirojmë rrugëtim të qetë dhe të mbarë në vazhdimësi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sadri Ramabaja e ka lëshuar studion e Pressing të T7,…