Asfaltohen dy rrugë në Gurbardh të Malishevës

26 qershor 2019 | 12:25

Në fshatin Gurbardh të Malishevës janë asfaltuar 500 metra rrugë. Asfaltimi i dy rrugëve në këtë fshat është bërë në kuadër të rregullimit të infrastrukturës së përgjithshme në të gjitha vendbanimet e komunës së Malishevës dhe realizimit të projekteve kapitale.

Asfaltimin e rrugëve në këtë fshat, e kanë parë nga afër nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, drejtori komunal i Urbanizmit, Islam Vrenezi, të cilët janë shoqëruar edhe nga kryetari i fshatit, Bashkim Berisha.

Nënkryetari Berisha ka thënë se si komunë janë duke bërë rregullimin e rrugëve brenda lagjeve të fshatrave.

“Këto investime janë pjesë e projekteve të parapara për investime kapitale dhe për rregullimin e infrastrukturës në të gjitha fshatrat e komunës sonë. Tani jemi duke investuar në rregullimin e rrugëve brenda lagjeve, pasi të gjitha fshatrat i kanë rrugët kryesore të ndërtuara”, ka thënë Berisha.

Ndërsa, kryetari i Gurbardhit, Bashkim Berisha, ka thënë se asfaltimi i rrugëve ka rëndësi të madhe për banorët e këtij fshati , sidomos për fëmijët të cilët janë në shkollë.

Në anën tjetër, drejtori i Urbanizmit, Islam Vrenezi, këtë dy rrugë janë asfaltuar me buxhet të Komunës së Malishevës.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci,…