Asfaltohen mbi 8 kilometra rrugë në qytet dhe fshatra të Klinës

06 nëntor 2020 | 13:52

Në kuadër të investimeve komunale për përmirësimin e infrastrukturës rrugore, janë duke vazhduar punimet për asfaltimin e rrugëve në qytetin e Klinës, të cilat kanë një gjatësi prej 4699.75 metra dhe rrugëve në fshatrat Ujmirë, Shtaricë dhe Siqevë, të cilat kanë një gjatësi prej 3 935.14 metra.

Realizimin e punimeve e kanë përcjellë nga afër kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, bashkë me drejtorin e Urbanizmit dhe Mbrojtjes së Mjedisit, Lorenc Marleku, dhe atë të Administratës, Binak Sylaj.

Elezaj ka uruar qytetarët për realizimin e këtyre projekteve, të cilat do të ndikojnë në ofrimin e sigurisë më të madhe në qarkullim dhe theksoi se komuna do të vazhdojë me investime të njëjta edhe në lokalitete tjera, me qëllim të përmirësimit të kushteve të jetesës.

Projekti për asfaltimin e rrugëve në fshatrat Ujmirë, Shtaricë dhe Siqevë ka një kosto buxhetore prej 126 669 euro, ndërsa projekti për asfaltimin e rrugëve në qytet ka një vlerë buxhetore prej 159 532 euro.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut (KMDLNj) ka…