Asfaltohen rrugët në fshatin Nikaj

03 shtator 2018 | 14:33

Realizimi i projekteve kapitale në Komunën e Kaçanikut është duke u zhvilluar sipas dinamikës së planifikuar. Në kuadër të këtyre projekteve, të hënën është bërë asfaltimi i rrugës në fshatin Nikaj.

Për të parë nga afër ecurinë e punimeve, vendpunishten e ka vizituar nënkryetari i Kaçanikut, Ylber Bajra dhe drejtori për Shërbime Publike, Ramadush Osmani.

Nënkryetari Bajra ka uruar banorët për asfaltimin e rrugës, ndërsa ka shtuar se të gjitha projektet që janë duke u realizuar kanë për qëllim mirëqenien qytetare dhe lehtësimin e qarkullimit.

Projekti “Ndërtimi i rrugëve në fshatin Nikaj” ka kushtuar 25 mijë e 682 euro, mjete të ndara nga buxheti komunal.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prorektori për mësimdhënie dhe çështje të studentëve në Universitetin e…