Asfaltohen rrugicat në fshatin Shalë të Lipjanit

06 dhjetor 2020 | 12:24

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka qëndruar në fshatin Shalë ku ka parë nga afër punimet që janë duke u zhvilluar në asfaltimin e rrugicave të këtij fshati.

Kryetari Ahmeti ka uruar banorët e fshatit Shalë për asfaltimin e këtyre rrugicave dhe tha se do të angazhohet vazhdimisht në realizimin e shumë projekteve që janë me rëndësi jetike për banorët e Shalës dhe për qytetarët lipjanas në përgjithësi.

Ky projekt është investim i komunës së Lipjanit dhe ka kushtuar 49,839.25 euro.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mijëra njerëz në botë kanë dëshirë që të duken si…