Asfaltohet rruga “Drita” në Ferizaj

23 nëntor 2018 | 15:05

Kohëve të fundit është shtuar dinamika kohore e punëve në Komunën e Ferizajt. Në kuadër të projekteve infrastrukturore, të premten është asfaltuar  rruga “Drita”, në të cilën përveç asfaltimit, qeverisja lokale ka investuar edhe në rregullimin e infrastrukturës nëntokësore.

Për të parë këtë vepër publike që po kryhet me cilësinë më të lartë dhe kushtet më të avancuara për asfaltimin e rrugëve, ka dalë drejtori i Infrastrukturës, Arbër Bytyqi, bashkë me drejtorin e Urbanizmit dhe Mjedisit, Lulzim Aliu.

Ata kanë përshkuar këtë rrugë në gjithë gjatësinë e saj duke vlerësuar punimet që janë bërë këtu.

Drejtori i Infrastrukturës, Arbër Bytyqi, ka thënë se kushtet e favorshme atmosferike, kanë bërë që të vazhdohet me asfaltimin dhe investimet në infrastrukturën nëntokësore sipas lotit të parë të projektit për asfaltimin e 50 rrugicave të qytetit. “Në kuadër të asfaltimit të rrugicave të qytetit, në gjegjësisht në kuadër të lotit të parë të projektit, bëhet fjalë për asfaltimin e diku rreth 50 rrugicave, gjegjësisht fillimin e asfaltimit të 50 rrugicave. Bëhet fjalë për një projekt në vlerë prej 450 mijë euro ku do të asfaltohen gjithsej rreth 7 kilometra rrugë”, ka thënë Bytyqi.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lëvizjes për Bashkim (LB), Valon Murati, ka thënë…