Asgjësohen 21 tonë mish të prishur nga depoja e BIK-ut

21 gusht 2019 | 17:37

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e Kosovës (AUVK) ka asgjësuar 21 tonë mish, i cili po mbahej në depon e Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), e cila ndodhet në Veternik të Prishtinës.

Ky mish ka qenë i prishur, dhe i rrezikshëm për t’u konsumuar.

Një gjë të tillë ka konfirmuar për “Kosovapress”, zëdhënësi për medie në AUVK, Lamir Thaçi.

“Bazuar në kërkesën e paraqitur nga zyrtarë të Bashkësisë Islame për dyshim në sigurinë e mishit të kurbaneve, të cilin e kanë pasur të deponuar në depon e kontraktuar me lokacion ne Veternik- Prishtinë i cili ka qenë i dedikuar për shpërndarje tek qytetarë të besimit islam. Inspektorët Veterinarë të Agjencisë se Ushqimit dhe Veterinarisë menjëherë kanë realizuar kontrollin e depos. Aty kanë hasu në një sasi prej 21 tonë mish lloji i gjedhit”, ka thënë Thaçi.

Ai ka thënë se agjenci ka konstatuar se mishi nuk guxon të përdoret për konsum pasi nuk ka qenë i ngrirë me kohë.

“Pas inspektimit të detajuar, inspektorët kanë vlerësuar se fillimisht mishi i deponuar aty nuk është ngrirë me kohë. Kapaciteti ftohës i depos nuk ka arritur qe të ngrijë mishin në temperaturën e nevojshme ruajtëse dhe si pasoj ka ardhur deri tek, kontaminimi apo prishja e mishit. Nga kontrolli fizik dhe organoleptik është konstatuar se mishi ka filluar të ndërroj ngjyrë, disa nga paketimet kanë pasur rrjedhje gjaku, qe dëshmon se mishi është shkrirë e ri ngrirë dhe ka filluar të kundërmojë erë (ka filluar procesi i putrifikimit)”, është shprehur Thaçi.

“Kosovapress” ka provuar të kontaktojë edhe me Bashkësinë Islame të Kosovës, për të njëjtit nuk janë përgjigjur.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Integrimit Evropian (MIE) ka mohuar kategorikisht pretendimet e…