Asgjësohet mall i skaduar në vlerë prej 11 mijë eurosh në Prishtinë

21 maj 2021 | 11:15

Mall i skaduar në vlerë prej mbi 11 mijë eurosh është asgjësuar gjatë së premtes nga dyqanet në kryeqytet.  Lajmin e ka bërë me dije drejtori i Inspektoratit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri.

Tahiri ka shkruar në llogarinë e vet në Facebook” edhe se Komuna e Prishtinës është e vetmja komunë që nuk takson për një shërbim të tillë, kjo në mënyrë që të inkurajohen të gjitha bizneset që veprojnë njësoj.

“Kompanitë e përgjegjshme e largojnë me kohë mallin me afat të skaduar, dhe e ftojnë inspekcionin në mbikëqyrje të asgjësimit. Kësisoj, sot u asgjësuan mallra ne vlerë mbi 11 mijë euro. Komuna e Prishtinës është e vetmja komunë që nuk takson për një shërbim të tillë, në mënyrë që të inkurajohen të gjitha bizneset që të veprojnë njësoj”, ka shkruar Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla bashkë me delegacionin…