ASHNA ndihmon kryeqytetin me të dhëna meteorologjike

17 gusht 2018 | 12:03

Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror (ASHNA) dhe kryeqyteti i Kosovës Prishtina, kanë nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi në lidhje me ofrimin e të dhënave meteorologjike për këtë të fundit.

Palët, përmes kësaj marrëveshje u dakorduan që në vazhdën e përpjekjeve për adresimin e ndotjes së ajrit në Prishtinë, Departamenti Meteorologjik i ASHNA-së do t’i dërgojë Drejtorisë së Administratës së Prishtinës të dhënat meteorologjike në baza të rregullta kohore.

Nga këto të dhëna kryeqyteti do të përfitojë përmes njoftimit të publikut se kur pritet të ketë stagnim të lëvizjes së masave ajrore, rrjedhimisht rritje të ndotjes së ajrit në Prishtinë.

Marrëveshja u nënshkrua nga menaxheri i Departamentit Meteorologjik në ASHNA, Sherif Gosalci dhe nënkryetari, njëherësh drejtor i Drejtorisë së Administratës së Prishtinës, Muhedin Nushi.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në ditën e fundit të afatit kalimtar që lejon futbolli…