Marchisio pas 25 vjetësh largohet nga Juventusi

17 gusht 2018 | 12:00

Në ditën e fundit të afatit kalimtar që lejon futbolli italian, kampionët e Serie A u privuan nga një emër që do të mbetet në historinë e klubit bardhezi.

Juventusi njoftoi në mënyrë surprizë shkëputjen me konsensus të Claudio Marchisio. Mesfushori i rritur në ekipet e moshave vendos të largohet nga “Zonja e Vjetër” pas plot 25 vjetësh, nga të cilët 11 i ka kaluar në skuadrën e parë.

Claudio Marchisio i tentuar nga oferta joshëse e Montreal Impakt, dhe i ndikuar nga minuta e pakta që i ka rezervuar në muajt e fundit trajneri Allegri, shkëputi akordin me torinezët pas 294 ndeshjeve dhe 33 golave, periudhë në të cilën koleksionoi 7 tituj kampion radhazi, 3 superkupa të Italisë dhe 4 Kupa Italie radhazi.

Numri 8 i Juventus aq i dashur për tifozët zgjodhi rrjetin “Instagram” për të përshëndetur të gjithë ata që e mbështetën, dhe shpreson se do ta bëjnë edhe në rrugëtimin e ri.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukiqi, ka…