Asistentet e fëmijëve me nevoja të veçanta trajnohen sipas standardeve PEARSON

31 mars 2024 | 11:38

Mbi 30 pjesëmarrës po vazhdojnë trajnimin sipas standardeve PEARSON për asistentë të fëmijëve, me nevoja të veçanta.

Kryetari i komunês Alban Hyseni, tha se Gjilani po shërben si qendër regjionale e këtij trajnimi për pjesëmarrësit nga Komuna e Gjilanit, Kamenicës, Vitisë dhe Artanës.

“Gjithpërfshirja dhe angazhimi me grupet e ndjeshme të shoqërisë sonë, veçanërisht në fushën e edukimit, është obligim institucional dhe garanc për të ardhmen”, tha kryetari i Gjilanit.

Trajnimi është mbajt në Shkollën ” Thimi Mitko” nê Gjilan.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Punëtori i një kompanie në Prishtinë, derisa ishte duke e…