ASK: Industria nxjerrëse në Kosovë ka shënuar rënie për 47.37 %

29 qershor 2018 | 12:38

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka publikuar për herë të parë rezultatet e Statistikave Afatshkurtra të Industrisë, duke paraqitur indeksin e vëllimit industrial për tremujorin e parë (TM1) 2018 (2017=100).

Kjo anketë me të dhënat që ofron, synon ta paraqesë ecurinë në: industri (B – Nxjerrëse, C – Përpunuese, D – Furnizim me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar dhe E – Furnizim me ujë, veprimtari të menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave) në periudha tremujore, nëpërmjet të cilave kuptohet zhvillimi i ciklit në industri.

“Në tremujorin e parë (TM1)të vitit 2018, krahasuar me tremujorin e katërt (TM4) të vitit 2017, ka pasur një rritje në: sektorin e furnizimit me ujë, veprimtaritë e menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave (E) me 25.94 %; dhe sektorin e furnizimit me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar (D) me 12.26 %. Ndërsa, ka pasur rënie te: industria nxjerrëse (B) (-47.37 %); industria përpunuese (C) me (-35.85 %). Ndërkaq, krahasuar TM1 2018 me tremujorin e njëjtë të vitit paraprak (TM1 2017), ka pasur rritje te: furnizimi me ujë, veprimtari të menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave (E) me 50.44%; dhe industria përpunuese (C) me 4.83 %. Ndërsa, ka pasur rënie te: industria nxjerrëse (B) me (-12.15%) dhe furnizimi me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar (D) me (-1.73%)”, është thënë në njoftimin e ASK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Degës së Nismës Socialdemokrate në Gjakovë, i cili…